Skica e Procesverbalit
Dialogu Nd ëretnik për fshatin Mushtisht
E Mërkurë , më 10 Nëntor 2004
Salla e Kuvendit Komunal në Suharekë, në ora 11:00

Pjesëmarrësit:

Fay Woolley, Bashkëkryesuese
Sali Asllanaj, Kryetari i Komunës
Vitor Markaj, Nënkryetari i Komunës - Bashkëkryesues
4 PZHBV-të nga Beogradi dhe 5 qytetar nga komuniteti pranues nga Mushtisht

Vëzhguesit: ZRK-ja, KMDLNJ-ja, UNHCR-ja, Zt. Punya KK-ja, KFOR-i, UNHCR-ja nga Bepgradi etj.

Rendi i Ditës

Situata në fshatin e Mushtishtit; situata e PZHBV-ve në Serbi, dialogu i ardhshëm

Fay Wolley e hapi dhe e kryesoi mbledhjen ndëretnike dhe i informoi pjesëmarrësit me mënyrën se si kjo mbledhje do të ecën. Secila palë u dakordua me propozimin e rendit të ditës. Atëherë ajo ia dha fjalën KK-së i cili i përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit, dhe u dëshroi miëseardhje PZHBV-ve nga Serbia dhe i informoi se FW do të kryesoi mbledhjen së bashku me Nënkryetarin VM-në, në këtë aspekt ai iu dëshiroj të gjithëve punë të mbarë. Ai pohoi se kthimi i qëndrueshëm është i një rëndësie të madhe për të gjitha subjektet politike në Komunë, e cila duhet të jetësohet sa më shpejtë që është e mundur. Let të jetë ky kthim i qëndrueshëm dhe ne s'duhet të merremi shumë me politikë. Situata e sigurisë në Komunën e Suharekës është e qetë, zgjedhjet e lira dhe të qeta qenë kryer pa asnjë incident. Qeveria do të angazhohet fuqimisht në procesin e kthimit. Është bërë shumë punë pas ngjarjeve të Marsit dhe KK-ja beson se procesi i kthimit do të ndodhë permes dëshirës së PZHBV-ve, prandaj ne duhet të punojmë shumë me zellë për të gjetur fonde për të rindërtuar shtëpit dhe infrastrukturën e fshatit. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se ju do të bëheni qytetar të Kosovës dhe ju s'duhet të influencoheni nga politika Serbe që ju nuk votuat në kohë të fundit në Zgjedhjet e Kosovës. Duhet të funksionoj shteti juridik, politika e jonë është që t'i mbroj të gjithë qytetarët sepse ata janë të barabartë. Institucionet e Kosovës janë të reja dhe ato do të themelojnë organe të reja ku të gjithë qytetarët do t'i binden ligjit dhe rendit. Barazia etnike për sigurimin kushte më të mira pamarrë parasysh prejardhjes së tyre. Këto fjalë dalin nga një person i çiltër, për më tepër për të gjitha ato gjëra që kanë ndodhur dhe pasojat që ne i kemi pasë më parë ne shpresojmë se kthimi duhet të zëjë vend sa më shpejtë. FW e faleminderoi për këto fjalë të çiltërta KK-së, prandaj të gjithë ne jemi të sinqertë që ky proces do të vazhdoj në mënyrë sa më të çiltër. Qëllimi i kësaj mbledhjeje ndëretnike është që t'ju lejoi palëve ta ndajnë dialogun përmes diskutimit reciprok, roli i ynë është që të ndihmojmë këtë dialog. Pjesëmarrësit të tjerë të kësaj mbledhjeje do të vëzhgojnë atë, ndërsa ata s'do të kenë të drejtë për ta marrur fjalën. Pjesëmarrja e tyre do të jetë e mundshme përmes vënjes së pikës së rendit të ditës ku të gjita palët do të marrin pjesë. Koncepti i rendit të ditës do të jetë situata në fshatin Mushtisht dhe situata e PZHBV-ve të cilët jetojnë në Serbi dhe mundësia e mbajtjes së mbledhjes së ardhshme ndëretnike. Përfaqësuesi e komunitetit pranues përshëndeti kryesuesit, KK-në dhe të gjithë vëzhguesit, ai poashtu përshëndeti vëzhguesit me dëshirë që ata të kthehen me të vërtetë. Ai informoi mbledhjen se situata është e njëjtë siq qe para 5 vitesh, nuk ka asnjë investim për momentin. Qeveria vendore dhe ajo ndërkombëtare nuk kanë bërë asgjë për të përmrësuar infrastrukturën e këtij fshati. Kjo nuk është për të krijuar dyshime ose propagandë për kthim, por ky është realiteti. Nëse ne dëshirojm kthim të qëndrueshëm ne duhet ta përkrahim infrastrukturën në këtë rast nëse dikush do të thotë le të kthehen ata, por nëse edhe të kthyerit do ta pyesin vetëvehten nëse nuk ka punësim apo kushtet minimale të jetesës. Ne do të donim që kthimi të zëjë vënd, por ne duhet së pakut t'i kemi kushtet më të mira. Unë s'mund të them këtu urdhëroni, por ata të cilët qenë implikuar në krime, që ekzistojnë ca çështje që ai do t'i përmend më vonë. Kur ne u larguam me forcë ata qenë dëshmitar të dhunës së fshatit të Mushtishtit. Madje kishte pjesëmarrës fizik dhe shpirtëror, mirëpo megjithat ne nuk mund të themi jo që PZHBV-të s'duhet të kthehen, siguria do të jetë zgjidhja e tyre sepse ata e din qëndrimin e tyre, ç'prej se zemrat e fshatarëve të Mushtishtit janë të thyera dhe se ata nuk dëshirojnë të deklarohen që Serbët duhet të kthehen. Duke shikuar të drejtën humanitare, shumica e qytetarëve të Mushtishtit janë për kthim në vendlindjen e tyre. Tash do ta përfundoj duke iu dëshiruar atyre fat, siguri dhe kthim sa më të shpejtë. FW i pyeti PZHBV-ve nëse ata kanë ndonjë pyetje. Rangjel Mitic nga Mushtishti filloi duke thënë se ai është shumë i gëzuar se ai është këtu ndonëse ai kishte marrur pjesë 3-4 herë më parë. Qe diskutuar mundësia e kthimit në Beograd poashtu. Ne na vjen shumë keq se ata nuk morrën pjesë për tu kthyer në Mushtisht dhe për ta parë realitetin. Ne nuk mundëm ta parafytyrojmë realitetin për tu kthyer para 3-4 vitesh, mirëpo sot situata 90-95% është shumë ndryshe, ai iu beson fjalëve të KK-së dhe çiltërsinë e tij dhe ai do të dëshironte se çfarë KK-ja pohoi të realizohet. Mëpastaj ai referoi për çështjen e votimit dhe potencoi se dëshira e tyre ka qenë për tu kthyer dhe për të votuar. Nuk qe ndonjë VSH&SH në kohë të fundit. Ne s'do të dëshironim të ndodhë edhe një herë pasojat e vitit të kaluar. Ai pohoi se ai do të kishte dëshirë t'i dëgjonte fqinjët e tij sepse ata janë përgjegjës për fshatin e tyre, prandaj ai iu beson atyre. Ata dëshirojnë t'i shohin pronat e tyre, shtëpit, varrezat dhe kjo të realizohet sa më shpejtë që është e mundur, në këtë aspekt ai propozoi që në vend që të shkohet për drekë ata do të dëshironin të shkonin në fshat, pasi që situata është e qetë dhe e rehatshme. FW u pajtua që propozimi është me vend dhe pas pauzës ne do të marrin në konsideratë. Pas pauzës dhe propozimit të PZHBV-së ne do të dëshironim të dëgjojmë përgjigjen nga komuniteti pranues. Zt. Bytyqi pohoi se atij i pëlqen mendimi i Rangjelit, vizita nga agjencionet e ndryshme Beogradit dhe KMDLNJ-së dhe në këtë mënyrë duke dëgjuar fraza të thjeshta dhe ata s'duhet të zemrohen sepse ato janë asociacione për të drejtat humanitare dhe se ata presin prej tyre që të respektohen të drejtat njerëzore. Rangjeli ka të drejtë se ata kanë zgjedhur Beogradin dhe pjesëmarrja e autoriteteve komunale e cila duhet të jetë një hap i prerë për dialogun i cili po ndodhë sot dhe kthimi të zëjë vend poashtu. Në anën tjetër ata do të dëshironin që të shkojnë sot për ta vizituar Mushtishtin. Unë mund të them se ata do të mund të kthehen me mënyrën se si unë vendosa të kthehem pas luftës kur atje kishte prezencë të KFOR-it.

Nënkryetari VM i përshëndet të gjithë pjesëmarrësit dhe ai potencoi se ne jemi tubuar sot këtu që komuniteti pranues dhe PZHBV-të duhet të flasin me njëri tjetrin. Unë konsideroj se kjo mbledhje duhet të arrijë një përparim shumë të madhë dhe ne duhet të jemi të lumtur për faktin se ne jemi mbledhur këtu, por me keqardhje palët të tjera nuk mund të marrin pjesë me diskutimet e tyre sepse ne vendosëm që kësaj here ata duhet të kenë rolin e vëzhguesve. FW informoi mbledhjen se gjatë mbledhjes së fundit këtu në këtë sallë kur ne biseduam lidhur me procesin e kthimit, përveç kësaj ne poashtu biseduam lidhur me vazhdimin e dialogut, mundësia e investimit në Mushtisht që pjesëmarrësit e konsideruan që kjo është një qasje e saktë për procesin e kthimit, por për fat të keq gjërat lëvizën në mënyrën qe ne menduam. Ne duhet t'iu japim leje që të dy palët të bisdedojmë me njëri tjetrin. Një PZHBV faleminderoi të gjithë faktorët vendor dhe ndërkombëtar si dhe komunitetitn pranues për mikëpritje. Ai përmendi se javën që shkoi në vigjile të festës fetare të PZHBV-të që ata dëshiruan të vizitojnë fshatin e tyre, mirëpo përpara kësaj ata morrën një urdhër nga KFOR-i se ata nuk mund ta vizitojnë varrezën e tyre përshkak të pasigurisë. Prandaj ai e propozoi këtë kërkesë tek të gjithë pjesëmarrësit nëse PZHBV-të do t'i vizitojnë varret e tyre në Kosovë dhe Metohi, VM informoi mbledhjen që Komuna nuk ka pasur ndonjë informatë që ju keni kërkuar vizitën e tillë, nuk do të thotë se ne do t'ju siguronim sigurinë sepse KFOR-i është këtu për të siguruar sigurinë. Pas mbledhjes së fundit duke përmendur termin Kosovo dhe Metohija të cilën ne s'dëshirojmë të përsëritet më tutje, ndonëse secili ka të drejtë për të thënë çfarë dëshiron të thotë, mirëpo ne duhet të jemi të kujdesshëm se jemi në fillim të procesit të kthimit. PZHBV-ja e arësyetoi këtë term se nuk është bërë qëllimshëm por ajo qe formuluar sipas fjalisë. Drejtori i Shkollës Fillore e morri fjalën dhe i përshëndeti të pranishmit. Ai pohoi se kjo mbledhje, e cila është e organizuar sot është e njëjtë me ato të organizuara më pare, por në fillim PZHBV-të duhet ta pranojnë realitietin në Kosovë. Gjersa zotëriu më pare tha nëse e kemi këtu Kosovën dhe Metohin ne s'mund të shkojmë më tutje. Drejtori i Shkollës vazhdoi lidhur me infrastrukturën, të cilën KK-ja e përmendi poashtu. Situata në shkollë nuk është shumë e mire sepse nëse ne mendojmë për një kthim të qëndrueshëm atëherë ne duhet të kemi më shumë hapësirë duke i përfshirë këtu edhe fëmijët Serb të cilët dot të përfshiheshin në sistemin arsimor më vonë. Kishte shumë premtime nga OQ-të dhe OJQ-të por në realitet askush nuk iu ndihmoi atyre deri më tash. Anëtari i LDK-së nga Mushtishti e morri fjalën dhe e informoi të pranishmit nëse do të ndodhë edhe një provokim më i vogël nga PZHBV-të ai pohoi se at do të tërhiqet nga mbledhja. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se do të krijohet Ministria e Kthimit në Qeverinë e Kosovës dhe të gjithë PZHBV-të duhet të jenë të vetëdijshëm që shtëpit e tyre janë nën protektoratin e UNMIK-ut dhe ne këtu s'jemi për të bërë politikë sepse pronat iu takojnë atyre, mirëpo ne s'mund të garantojmë siguri për vetëvehte që jemi këtu. Unë e di Zt. Mihajlovic qe fqiu im ku ekziston vetëm një rrugë e vogël që na ndanë prej shtëpisë së tij, është e njohur se qytetarët e Mushtishtit nuk do t'i presin fqinjët e tyre me lule sepse nevojitet që gjakrat të ftohen. Ne po e përkrahim këtë process që të realizohet sa më parë që Serbët të vendosen në shtëpit e tyre, ndërsa ata të cilët kanë kryer krime padia do të ngritet në Gjykatë, policia dhe gjykata do të mirren me këtë çështje. Përfaqësuesi i komunitetit pranues qe kundër situates së tensionuar dhe ai mbështet klimën më të qëndrueshme për kthim sepse ne jemi të gjithë të vetëdijshëm për kornizën kushtetuese dhe se kjo mbledhje s'duhet të dështoj, prandaj PZHBV-të do të mund të vijnë dhe t'i vizitojnë varret e tyre.

FW pika e dytë e rendit të ditës për mundësinë e zhvillimeve të ardhshme, ne duhet të jemi të vetëdijshëm lidhur me termin Kosovo and Metohija. Ajo mendon se ne nuk kemi kohë për të planifikuar mbledhjen e ardhshme, por është e sigurt se ne jemi vazhdimisht të zotuar për dialogun dhe se ne duhet të jemi të kujdesshëm kur i fomulojmë deklaratat. Nga aspekti i UNMIK-ut dhe KK-së ekziston një dëshirë e fuqishme që të vazhdohet me dialogun. PZHBV-të dhe komuniteti pranues u dakorduan se dialogu duhet të vazhdoj në të ardhmen.

Procesmbajtësi: Xheladin Metaj,

Përkthyes pranë ZRK-së

Prizren, më 19 Nëntor 2004
© 2004 International Aid Network (IAN)