Grupa Punuese Komunale
Komuna e Vitisë
15 Mars, 2005

Grupa Punuese Komunale mbajti takimin e saj mujor më 15 Mars, dhe në të cilën morën pjesë Kryetari i Komunës, PK i UNMIK-ut, Zyra regjionale për kthim, KFOR-i, UNHCR-i, Care International, ARC-ja, UMCOR-i, OSBE-ja, Këshilltrai politik i Ministrisë për kthim dhe komunitete dhe përfaqësuesit e fshatërave Zhiti dhe Novosellë.

Përfaqësuesi komunal i UNMIK-ut udhëhoqi takimin.

Rendi i ditës:

•  Zhvillimet e reja rreth projektit të Podgorcit;
•  Zhvillimet më të reja rreth projektit në Zhiti;
•  Dialogu rreth Gërmovës;
•  Novosellë - zonë potenciale për kthim;
•  Ndryshimet në Strategjinë Komunale për Kthim;
•  Të tjera;

Përfaqësuesi komunal i UNMIK-ut iu dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe falenderoi Këshilltarin Politik të Mininstrisë për Kthim dhe Komunitete për pjesëmarrje në takim, duke kërkuar pjesëmarrje më të shpeshtë të Ministrisë përkatëse në takimet e GPK, duke theksuar se pjesëmarrja e tyre në takime i mundëson GPK t'i paraqet brengat institucioneve qendrore.

Zhvillimet në Podgorc:

Përfaqësuesi komunal i UNMIK-ut informoi pjesëmarrësit se është mbajtur takimi me të dy komunitetet organizuar nga Kryetari i Komunës në bashkëpunim me UNMIK-un, me qëllim për t'iu bërë të qartë se kushtet për kthim të personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre të posandërtuara ekzistojnë si dhe kjo ishte hera e fundit që takime të tilla ishin organizuar për këtë qëllim. Prapëseprapë, deri më sot asnjë I zhvendosur nuk qëndron në fshat gjatë natës.

Zhvillimet në Zhiti :

Care International raportoi se "shko-shiqo" vizita u krye më 17 dhe 18 mars, organizuar nga DRS në Serbi dhe Kosovë, UNHCR-i dhe CARE, në të cilën morën pjesë 10 persona të zhvendosur të cilët patën rast të vizitojnë fshatin, varrezat dhe kishën. Gjatë kësaj vizite personat e zhvendosur u pritën edhe nga autoritetet komunale dhe fqinjët e tyre, dhe si rezultat i kësaj vizite ishte shprehja e gatishmërisë së dy personave të zhvendosur për të kthyer.

Më 5 mars, u mbajt edhe një "shko-shiqo" vizitë, në të cilën morën pjesë rreth 40 persona të zhvendosur, kryesisht gra dhe fëmijë, vizituan kishën dhe varezat.

Lista e përfituesëve është ende e hapur edhe për një familje, momentalisht 34 familje janë të përfshira në listë, nga ky numër katër familje janë shqiptare.

Deri më tani, 15 marrëveshje tripalëshe janë nënshkruar, tri pritën të nënshkruhen brenda kësaj jave, kurse 11 raste të tjera janë liruar nga pagesa e taksave të gjygjit.

Problemi i raportuar eshte mospajtueshmëria midis këshillit të fshatit dhe kontraktorit lidhur me mëditjet të cilat duhet paguar punëtorëve. Kontraktori ka propozuar 250 €/në muaj pa ushqim për punëtorët fizik, dhe 400€/në muaj me ushqim për punëtorët e kualifikuar, duke iu dhënë afat deri më 18 mars për të vendosur, në të kundërtën do të punësohen punëtorë nga fshatëra tjerë në mënyrë që sa më parë.të fillon implementimi i projektit.

Përafqësuesi i këshillit të fshatit theksoi se oferta e kontraktuesit nuk është e pranueshme pasi që propozimi i këshillit të fshatit ishte 10€/në ditë për punëtorët fizik dhe 20€/në ditë për punëtorët e kualifikuar, duke deklaruar se qëllimi i këshillit të fshatit nuk ishte të pengon procesin.

Kryetari tha se do të takohet me të dyja palët të enjtën më 17 mars në ora 19:00 për të zgjidhur këtë çëshjte. Kryetari, gjithashtu theksoi se komuna do të aplikon për financim të dy projekteve -ujësjellsit dhe kanalizimit - nga ana e AER.

Zhvilimet në Gërmovë:

UMCOR-i raportoi se është duke punuar ngushtë me këshillin e fshatit për të finalizuar projekt-dokumentin i cili do ti dorëzohet pas dy javëve GPK-për kthim për miratim.

Novosella - zonë potenciale për kthim

Përfaqësuesi i personave të zhvendosur shprehu gatishmërinë e të zhvendosurve për t'u kthyer në fshat.

Përfaqësuesja e UNHCR-it deklaroi se përmes zyrës së tyre në K ralevë do të organizohet "shko-informo" vizita për të identifikuar personat e tjerë të interesuar për t'u kthyer si dhe të vazhdohet me aktivitete tjera lidhur me kthimin e tyre.

Strategjia komunale për kthim të qëndrueshëm:

Kryetari i Kuvendit Komunal theksoi se strategjia është miratuar nga kuvendi Komunal duke kaluar nëpër të gjithë mekanizmat institucional, duke shtuar se, natyrisht ajo mund të ndryshohet dhe plotësohet. Udhëheqësi i ZLK-së, duhet të propozon ndryshimet e strategjisë së pari në Bordin e Drejtorëve për t'u përcjellur më pas në organet tjera përkatëse për miratim.

Përfaqësuesi komunal propozoi të thirret një takim i jashtëzakonshëm i GPK për kthim për të shqyrtuar dhe miratuar ndryshimet në Strategjinë komunale për kthim të qëndrueshëm si dhe projekt-dokumentin për fshatin Gërmovë..

Të tjera

Këshilltari i lartë politik i Ministrit për kthim dhe koumunitete mori pjesë në takim dhe theksoi se liria e lëvizjes, siguria, qasja në shërbime publike, shëndetësore, arsimore, riposedimi i pronave dhe punësimi i drejtë dhe i barabartë janë elementet primare për të pasur një kthim të qëndrueshëm. Jemi marrur vesh me zyrtarët për kthim në zyrën e PSSP-së, se të gjitha projektet lidhur me kthimin, së pari të miratohen nga komunat mandej të përcillen tek zyret tona për kërkimin e donatorëve. Projekti i fshatit Mjak, i dorëzuar në zyrën tonë nga autoritetet komunale do të propozohet në takimin me OJQ-të ndërkombëtare që do të mbahet së shpejti. Shpresojmë se do të miratohet. Është premtuar se Ministria do të adreson çështjen e lirimit të personave të zhvendosur nga pagesa e taksave të gjyqit tek organet përkatëse të qeverisë.

Pikë veprimet:

•  Përfaqësuesi komunal, Kryetari- organizimi i takimit me këshillin e fshatit dhe kontraktorit të enjtën më 1 7 mars në ora 19:00 lidhur më pagesën e punëtorëve .
•  GPK- për kthim- Zhvillimet lidhur me projektin e Podgorcit.
•  CARE - Zhvillimet më të reja rreth projektit të Zhitisë.
•  UMCOR - Më të rejat rreth Gërmovës, prezentimi i project-dokumentit.
•  UNHCR, Kryetari- Më të rejat rreth Novosellës si pikë potenciale për kthim
•  GPK- për kthim- ndryshimet në strategjinë komunale për kthim të qëndrueshëm.

Mbledhja e radhës e GPK për kthim do të mbahet me 12 prill 2005 në ora 14.00 në sallën e mbledhjeve të kuvendit komunal të Vitisë.

Pjesëmarrësit:

Hamid Reza Elyassi UNMIK MR elyassi@un.org
Mikhail Krasnoschekov UNMIK LCO krasnoschekov@un.org
Kathryn Harakal RRU harakal@un.org
Robert Ngangue RRU ngangue@un.org
Musa Misini President, Viti/na musamisini_y@hotmail.com
Marie Ëhalen UNHCR ëhalen@unhcr.ch
Nuhi Kosumi Ministry of returns Nuhi.Kosumi@ks-gov.net
Mustafë Shabani MRO mustafshabani@hotmail.com
Predrag Mihajlovic Srecna Porodica mihajlovicp@ptt.yu
Daniel Stankovic MRO
Zoran Krcmarevic Head MCO zorankrcmarevic@yahoo.com
Bojan Krcmarevic MCO bojankrcma@yahoo.com
Martin Mendoza KFOR martin.mendoza@bondsteel2.areur.army.mil
Greg Leeds KFOR gregory.leeds@bondsteel2.areur.army.mil
Patrick Cullen KFOR patrick.cullen@bondsteel2.areur.army.mil
Nebojsa Tasevski CARE tasevskin@careks.org
Samir Selimi UMCOR samirs@umcor-balkans.org
Lindita Kqiku UNHCR kqiku@unhcr.ch
Sasa Ristic ARC arcmainagency@yahoo.com
Agim Gashi ICRC pristina.pri@icrc.org
Shpëtim Mustafa OSCE shpetim.mustafa@osce.org
Halim Rexhepi Mercy Corps halim_rexhepi@hotmail.com
Zaim Hajrizi Kosovo Red Cross
Avdulla Emini M.Reconstruction Dep
Avdirrahamn Haliti M.Reconstruction Dep.

© 2004 International Aid Network (IAN)