Strategjia komunale për kthim
Standardi për kthimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e komuniteteve
"Anëtarët e të gjitha komuniteteve duhet të jenë në gjendje të marrin pjesë plotësisht në jetën ekonomike, politike dhe shoqërore të Kosovës, dhe nuk duhet të ballafaqohen me kërcënime për sigurinë dhe mirëqenien e tyre të bazuar në përkatësinë e tyre etnike. Të gjithë refugjatët dhe personat e zhvendosur të cilët dëshirojnë të kthehen në Kosovë duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë të sigurt dhe me dinjitet."
VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM
Sipas planit për zbatimin e standardeve nga secila komunë pritet që ta hartojë dhe zbatojë në mënyrë efikase strategjinë komunale për kthim për çdo vit duke filluar në vitin 2004. Qëllimi i strategjisë është t'ua bëjë të mundur komunave marrjen e përgjegjësisë për kthim në mënyrën që është në pajtim me standardet evropiane.
Dhuna e 17-18 marsit 2004 ishte një pengesë për procesin e kthimit dhe nxorri në pah që nevoja për kthim duhet të vëhet në kontekst më të gjerë për të arritur mbrojtje më të madhe të të drejtave për të gjitha komunitetet etnike në Kosovë. Strategjia komunale për kthim do të jetë themelore për planin për zbatimin e standardeve pasi që tani, më shumë se kurrë më parë, nevojiten qasje të reja për ta krijuar një ambient tolerant ku mbrohen të drejtat e të gjitha komuniteteve. Prandaj, strategjia komunale për kthim duhet të jetë pjesë e një qasjeje të përgjithshme për krijimin e një ambienti tolerant dhe të sigurt për të gjitha komunitetet.
Strategjia do ta ofrojë një kornizë për aktivitetet e grupit punues të komunës lidhur me kthimin, dhe në të duhet të përfshihen edhe objektivat e gjera komunale edhe aktivitetet specifike që kanë të bëjnë me kthimin. Strategjia poashtu do ta ndihmojë transparencën dhe pajtueshmërinë në punën që ka të bëjë me kthimin dhe do t'i shtojë përpjekjet për bashkërendimin e kthimit të të gjithë atyre që janë të përfshirë në proces. Përveq kësaj, zhvillimi i strategjisë do t'i mbështes pëpjekjet e komunave për identifikimin e nevojave dhe shfrytëzimin e resurseve dhe të ndihmës teknike sidomos duke e pasë parasysh përqëndrimin e komunitetit të donatorëve në integrimin dhe në kthimin e komuniteteve.
KRIJIMI I STRATEGJISË
Krijimi i strategjisë duhet të bazohet në mënyrë të vendosur brenda komunës dhe kryetarët e kuvendeve komunale dhe kryeshefat ekzekutiv duhet ta marrin rolin udhëheqës. Kryetari i kuvendit komunal mund të zgjedhë ta krijoj një komision të posaçëm për këtë qëllim, një komision për strategjinë komunale për kthim. Ky komision do të kryesohej nga kryetari i kuvendit komunal dhe në të do të merrnin pjesë kryeshefi ekzekutiv dhe zyrtari komunal për kthim (shih kushtet e punës që janë të bashkangjitura). Si përfaqësues të plotë të komuniteteve pakicë, zëvendëskryetarët plotësues dhe drejtuesit e zyrave komunale për komunitete do të ftohen të marrin pjesë. Derisa procesi për krijimin e strategjisë duhet të udhëhiqet nga kryetari i kuvendit komunal, komuna mund ta shfrytëzojë mbështetjen dhe ekspertizën e UNMIK-ut, të UNHCR-së dhe të organizatave të tjera të interesuara. Përfaqësuesit komunal të UNMIK-ut, zyrtarët për komunitete lokale dhe njësitë rajonale për kthim do të jenë të përgatitura që të marrin pjesë në mënyrë aktive në procesin e krijimit të strategjisë.
Nga kryeshefi ekzekutiv pritet që ta marrë përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për përgatitjen e strategjisë komunale për kthim. Sipas planit për zbatimin e standardeve, pritet që pozita e zyrtarit komunal për kthim të krijohet në kuadër të zyrës së kryeshefit ekzekutiv në ato komuna në të cilat është duke u bërë kthimi dhe/ose në ato në të cilat planifikohet ai. Në këto komuna, zyrtari komunal për kthim, si anëtar i komisionit për strategjinë komunale për kthim, do t'i ndihmonte kryeshefit ekzekutiv për ta përgatitur strategjinë. Duhet theksuar se nëse zyrtarët komunal për kthim nuk emërohen për disa muaj, kryeshefat ekzekutiv duhet të jenë të përgatitur t'i angazhojnë anëtarët e personelit, të cilët janë aktualisht në zyrat e tyre, të ndihmojnë në përgatitjen e strategjisë.
Për t'u siguruar që qasja e komunës ndaj kthimit është në pajtim me qasjen e përgjithshme dhe pjesë e integrimit të komuniteteve, anëtarët e komisionit për strategjinë komunale për kthim inkurajohen ta kërkojnë kontributin e strukturave ekzistuese të komuniteteve në kuadër të komunës duke i përfshirë komisionet për komunitete dhe ato për ndërmjetësim. Për ta siguruar edhe më tej një përqëndrim më të madh të komuniteteve, anëtarët e komisionit për strategjinë komunale për kthim mund të veprojnë së bashku me strukturat qëndrore të IPVQ për komunitete duke e përfshirë zyrën këshillimore të kryeministrit për komunitete dhe zyrën e bashkërenduesit ndërministror për kthim.
Kryetari i kuvendit komunal (ose kryeshefi ekzekutiv) duhet t'ia paraqes strategjinë komunale për kthim grupit punes të komunës për kthim që ai ta miratojë atë. Strategjia e miratuar do të shërbente si kornizë për aktivitetet e grupit punues të komunës gjatë vitit. Në përgjithësi nga kuvendet komunale nuk pritet të luajnë rol të drejtpërdrejtë në krijimin e strategjive por ato mund të ofrojnë mbështetje për procesin përmes miratimit të strategjive ose të vendimeve të përgjithshme që e mbështesin mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe të drejtën për t'u kthyer.
Duke e ditur nevojën për veprim të menjëhershëm të pajtueshëm me planin për zbatimin e standardeve, rekomandohet që komunat ta fillojnë punën në strategjitë e tyre sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe që strategjitë komunale për kthim 2004 të përgatiten dhe t'iu paraqiten grupeve punuese komunale për miratim deri me 31 Gusht. Për vitin 2005 dhe vitet e tjera pasuese, strategjia vjetore duhet t'iu paraqitet grupeve punuese komunale për miratim deri me 31 dhjetor të vitit paraprak. Rishikimi vjetor i strategjisë duhet të bëhet në tetor në mënyrë që rezultatet të mund të përdoren gjatë krijimit të strategjisë komunale për kthim për vitin e ardhshëm.
UDHËZIMET E PROPOZUARA
Udhëzimet dhe pyetjet në vijim propozohen për t'iu ndihmuar komunave gjatë krijimit të strategjisë komunale për kthim. Ato janë bërë me qëllim që të mos jenë as shumë kufizuese as shteruese por që në vend të kësaj t'i vënë në pah shumë prej fushave kryesore që meritojnë vëmendje gjatë krijimit të strategjisë.
Rekomandohet që strategjia komunale për kthim të plotësohet në formë treguese dhe të ndahet në pesë pjesët si në vijim:
Gjendja aktuale
Fushat e përqëndrimit
Sfidat
Veprimet e propozuara
Nevojat për resurse
Pjesa I: Gjendja aktuale
Kjo pjesë do ta ofronte një vështrim të përgjithshëm se ku qëndron komuna aktualisht lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me kthimin.
Në këtë pjesë do të mund të përmblidheshin, për shembull, ambienti i përgjithshëm i kthimit dhe niveli i integrimit të komuniteteve. Do të mund të përshkruheshin liria e lëvizjes, qasja në shërbimet themelore dhe kushtet e tjera aktuale me të cilat ballafaqohen edhe komuniteti ekzistues edhe të kthyerit. Në këtë pjesë do të mund të vëhej në pah niveli i angazhimit të komunës në komunitete dhe në strukturat e kthimit duke i përfshirë grupet punuese të komunës si edhe niveli i angazhimit të komuniteteve, i të kthyerve dhe i personave të zhvendosur brenda vendit në jetën komunale.
Në këtë pjesë poashtu do të saktësoheshin vendet aktive dhe potenciale për kthim, projektet për kthim të cilat janë duke u krijuar/zbatuar, nismat komunale që e mbështesin kthimin dhe lidhjet ekzistuese me komunitetet e personave të zhvendosur brenda vendit.
Komunat ndoshta dëshirojnë t'i shfrytëzojnë resurset e disponueshme të UNMIK-ut (p.sh. ZKK, vështrimet e përgjithshme të komunës lidhur me kthimin) dhe të UNHCR-së (p.sh. vlerësimet e përmuajshme për kthimin) gjatë mbledhjes së informatave për këtë pjesë.
Pjesa II: Fushat e përqëndrimit
Kjo pjesë do t'i vënte në pah fushat e përqëndrimit të komunës për atë vit duke i pasë parasysh informatat aktuale dhe pritjet lidhur me kthimin. Për këtë do të nevojitej mbledhja e informatave dhe analiza e bazuar në mënyrën e zhvendosjes dhe në mënyrën e kthimit.
Në fushat e identifikuara të përqëndrimit do të mund të theksoheshin për shembull, nevojat në të kaluarën, vendet aktuale dhe të planifikuara për kthim që mund t'i pasqyrojnë nevojat e komuniteteve në përgjithësi. Këtu do të mund të përfshihej ofrimi i ndihmës për integrimin e komuniteteve/të kthyerve në sektorët kryesor të shëndetësisë dhe të arsimit, duke e përmirësuar lirinë e lëvizjes, duke e siguruar pjesëmarrjen më të madhe të të zhvendosurve brenda vendit/komuniteteve pranuese/komunave në grupet punuese komunale dhe të grupeve punuese, duke i mbështetur nismat për dialog ndëretnik, duke e përmirësuar informimin publik lidhur me kthimin dhe duke i përmirësuar lidhjet me komunitetet e personave të zhvendosur brenda vendit që janë të interesuar të kthehen.
Pjesa III: Sfidat
Kjo pjesë do ta ofronte një vështrim të përgjithshëm të sfidave të parashikuara në fushat e përqëndrimit të përshkruara më lart.
Për shembull në sfidat e identfikuara do të mund të përfshiheshin mungesa e dialogurt ndërmjet komuniteteve, brengat e komunitetit pranues lidhur me kthimin, brengat e personave të zhvendosur brenda vendit lidhur me sigurinë, mungesa e konsensusit lidhur me kthimin në mesin e partive politike, ekzistimi i strukturave paralele, mungesa e informatave të sakta që janë në dispozicion të personave të zhvendosur brenda vendit lidhur me komunitetin prej të cilit e kanë prejardhjen, mungesa e informatave lidhur me të zhvendosurit, mungesa e pjesëmarrjes së zyrtarëve komunal në grupet punuese të komunës, në vizitat me qëllim të marrjes së informatave dhe në vizitat "shko dhe shih", ose zgjidhja e ngadalshme e kërkesave pronësore të personave të zhvendosur brenda vendit.
Duhet vënë re se kushtëzimet, dmth, që e kushtëzojnë kthimin me zgjidhjen e çështjeve të tjera siq janë personat e zhdukur ose statusi përfundimtar, e shkelin politikën e kthimit dhe parimet e të drejtave themelore të njeriut dhe nuk duhet të shihen si pengesë për kthim. Nëse grupet brenda një komune përpiqen t'i lidhin çështjet e tilla me kthimin, ato grupe dhe përpjekjet e tyre do të mund të shënoheshin si sfidë në këtë pjesë të strategjisë. Në ato raste, përpjekjet për ta mënjanuar mbështetjen për lidhjet e tilla dhe për ta krijuar mirëkuptimin për të drejtën për t'u kthyer duhet të përfshihet në pjesën IV më poshtë.
Pjesa IV: Veprimet e propozuara
Në këtë pjesë do të përshkruheshin veprimet e propozuara cilat duhet t'i ndërmarrë komuna në mënyrë që të merret me sfidat e përshkruara më lart dhe ta çoj procesin e kthimit përpara në fushat e identifikuara të përqëndrimit.
Në veprimet e propozuara do të mund të përfshiheshin, për shembull:
Planifikimi i përmirësimti të cilësisë së jetës së komuniteteve ekzistuese në përgjithësi ndërsa trajtohen nevojat specifike të të kthyerve;
Të ndihmuarit e lidhjeve ndërmjet komuniteteve ekzistuese dhe atyre që kthehen;
Dhënja e detyrës personave kontaktues në çdo drejtorat komunal që të marrin pjesë në hartimin dhe zbatimin e projekteve për kthim;
Sigurimi i pjesëmarrjes së zyrtarëve të lartë komunal në vizitat me qëllim informimi dhe në vizitat "shko dhe shih";
Caktimi i takimeve të rregullta të kuvendit komunal me komunitetet pranuese për ta ngritur vetëdijen dhe për ta përkrahur tolerancën;
Ndërmarrja e aftësimeve të udhëheqësve komunal dhe të komunitetit për çështjet që kanë të bëjnë me komunitetet dhe për parimet e kthimit;
Krijimi dhe zbatimi i projekteve për përmirësimin e infrastrukturës e cila e ndihmon qasjen në zonat e komuniteteve ose në vendet ku bëhet kthimi;
Krijimi dhe zbatimi i projekteve të përbashkëta të komuniteteve;
Kontraktimi i OJQ-ve vendore për t'i filluar aktivitetet e dialogut;
Përkthimi i rendit të ditës dhe i procesverbalit të takimeve të grupit punues në gjuhët e vendit dhe shpërndarja e tyre para mbajtjes së mbledhjes;
Të kërkuarit e ndihmës së përfaqësuesve të IPVQ për ta konsoliduar mbështetjen për çështjet e komuniteteve dhe për kthimin në nivel komunal;
Të kërkuarit nga ministria e arsimit që ta financojë një projekt për ndërtimin e një shkolle multietnike ose të kërkuarit e krijimit të një objekti arsimor të financuar nga burimet e tjera;
Të kërkuarit nga ministria e shëndetësisë që t'i zgjerojë shërbimet në ambulantat që tashmë ekzistojnë për t'i plotësuar nevojat e të kthyerve rishtazi;
Krijimi i planeve specifike për rritjen e përdorimit të financimit të drejtë nga i cili përfitojnë zonat e komuniteteve.
Për secilin veprim të propozuar kryeshefi ekzekutiv do të ishte përgjegjës për të siguruar që plani për zbatim, në të cilin saktësohen të gjitha aktivitetet kryesore, detyrat dhe afatet kohore, hartohet dhe zbatohet nga drejtorati ose autoriteti komunal i përshtatshëm. Për bashkërendimin dhe mbikëqyrjen e këtyre detyrave kryeshefit ekzekutiv do t'i ndihmojë zyrtari komunal për kthim, kur të caktohet.
Pjesa V: Nevoja për resurse
Në këtë pjesë do të identifikoheshin nevojat e mundshme për resurse që janë të lidhura me veprimet e propozuara.
Në nevojat e identifikuara për resurse do të mund të përfshiheshin, për shembull, vlerësimet për financimin që është i domosdoshëm për zbatimin e projekteve të propozuara komunale për kthim ose për punësimin e personelit të specializuar siq janë përkthyesit ose trajnuesit. Në këtë pjesë poashtu do të mund të përfshiheshin planet e komunës për shfrytëzimin e buxhetit të saj për ndëmarrjen e veprimeve të propozuara, për kërkimin e burimeve të tjera të financimit dhe/ose për rishikimin e propozimit të buxhetit për vitin e ardhshëm në ministrinë e ekonomisë dhe të financave duke i pasë parasysh nevojat e identifikuara rishtazi të komuniteteve dhe/ose të të kthyerve.
Modeli i pyetjeve
Modeli i pyetjeve në vijim mund të përdoret për ta ndihmuar krijimin e strategjisë komunale për kthim.
Informatat
Çfarë informatash ka komuna aktualisht lidhur me personat e zhvendosur nga vendi i tyre?
Cila është mënyra e zhvendosjes dhe e kthimit?
Çfarë është përqindja e kthimit në vendet rurale krahasuar me ato urbane?
Për cilat vende është shprehur kërkesa për kthim?
Çfarë kontakti ka personeli i komunës me personat e zhvendosur brenda vendit ose me përfaqësuesit e tyre përveq takimeve të grupeve punuese?
Çfarë është përqindja e personave të zhvendosur brenda vendit dhe e të kthyerve sipas komunitetit?
Çfarë është përqindja e kthimit të organizuar, të ndihmuar dhe spontan?
Strukturat dhe procesi i kthimit
Cilët zyrtarë komunal marrin pjesë në grupet punuese të komunës?
Çfarë ka qenë niveli i pjesëmarrjes së personave të zhvendosur brenda vendit në grupet punuese të komunës?
Cilat dokumente të konceptit janë miratuar, financuar dhe/ose zbatuar?
Cilat dokumente të konceptit janë duke u hartuar?
Cilat janë vendet aktive spontane dhe të organizuara për kthim dhe për projektet e kthimeve që janë duke u bërë në komunë?
Cilat janë vendet për kthimet e planifikuara?
Cilat OJQ janë aktualisht duke punuar për kthim në komunë?
Çfarë informatash lidhur me kthimin i janë dhënë komuniteteve pranuese?
Përfshirja e institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse të komunës
Çfarë është niveli i pjesëmarrjes i zyrtarëve komunal në grupet punuese të komunës?
Cilat departamente dhe struktura lokale kanë qenë aktive në ofrimin e përkrahjes për kthim?
Cilat departamente janë përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe trajtimin e nevojave të të kthyerve?
Çfarë resurse komunale janë ndarë për përkrahjen e kthimit?
Çka kanë bërë udhëheqësit politik për ta përkrahur klimën tolerante dhe multietnike?
Cilat rajone të komuniteteve dhe vende të të kthyerve janë vizituar nga udhëheqësit e shumicës?
A kanë marrë pjesë udhëheqësit komunal në vizitat me qëllim informimi ose në vizitat "shko dhe shih"?
A kanë intervenuar zyrtarët komunal për t'i mënjanuar pengesat për kthim?
A e kanë përkrahur udhëheqësit komunal publikisht kthimin?
Siguria dhe qëndrueshmëria
Si është gjendja lidhur me lirinë e lëvizjes/përcjelljen e komuniteteve pakicë dhe të kthyerve?
Si është gjendja e sigurisë në përgjithësi dhe a ekziston ndonjë tendencë lidhur me numrin dhe ashpërsinë e incidenteve ndëretnike?
Si është gjendja lidhur me qasjen në shëndetësi, arsim, mirëqenie sociale, shërbime komunale, gjyqësi?
Sa pjesëtarë të pakicave janë të punësuar në strukturat komunale? Ku, dhe në çfarë niveli?